Zbulohet nje planet i ngjashem me Token tone

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

MODERATOR Zbulohet nje planet i ngjashem me Token tone

Mesazh nga marsia prej Sun Apr 06, 2008 3:00 pm

Zbulohet njė planet i ngjashėm me Tokėn tonė


Astronomėt kanė gjetur njė planet mė tė ngjashėm deri mė sot me Tokėn jashtė Sistemit Tonė Diellor, njė botė qė mund tė ketė ujė tė rrjedhshėm nė sipėrfaqe dhe qė duket tė ketė tė gjitha elementėt pėrbėrės pėr tė pasur jetė.


Ky planet ėshtė mė i vogli i gjetur ndonjėherė dhe i bie rrotull yllit tė zbehtė Gliese 581, i cili ėshtė 20.5 vjet-drite prej kėtej nė yllėsinė Peshorja. Planeti tė cilit i ėshtė dhėnė emėrtimi Gliese 581 c kryen njė qark tė plotė rreth diellit tė tij pėr 13 ditė.


Nė tė vėrtetė ėshtė 14 herė mė afėr diellit tė tij se Toka diellit tonė. Sidoqoftė duke pasur parasysh se dielli i tij ėshtė mė i vogėl dhe mė i ftohtė se dielli ynė - kėshtu edhe mė pak i shndritshėm - prapėseprapė gjendet nė "zonėn e banueshme", rajoni pėrreth njė ylli ky uji mund tė jetė nė gjendje tė lėngshme.

Shkencėtarėt bėnė kėtė zbulim nė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė duke matur ndryshimet mė tė imta nė shpejtėsinė e njė ylli ndėrsa mbi tė ushtrohet tėrheqje nga njė planet aty pranė. Pėr kėtė ėshtė pėrdorur teleskopi 3,6m i ESO-s nė Kili.
Ata thonė se temperaturat miqėsore prej 0 deri 40 gradėsh Celsius nė atė planet do tė thonė se uji atje do tė ishte nė formė tė lėngshme, dhe kjo rrit gjasat qė atje tė gjejė strehė edhe vetė jeta.

"Rrezja e planetit duhet tė jetė 1,5 herė sa ajo e Tokės, dhe modelet parashikojnė se ky planet ose do tė jetė shkėmbor - si Toka jonė - ose i mbuluar nga oqeane," shpjegon Stephane Udry i Geneva Observatory, autori kryesor i dokumentit shkencor qė raportonte mbi rezultatet.

Xavier Delfosse, njė anėtar i grupit prej Grenoble University (Universitetit Grenobėll) thotė se uji i rrjedhshėm ėshtė vendimtar pėr jetėn, ashtu si e njohim ne. Ai beson se ky planet mund tė bėhet njė shėnjestėr tepėr e rėndėsishme pėr misionet e ardhshme hapėsinore tė pėrkushtuara kėrkimit tė jetės jashtė-tokėsore. Kėto lloj misionesh mund tė vendosin nė kozmos teleskopė qė mund tė kapin "sinjatura" drite zbuluese qė mund tė lidheshin me procese biologjike.

Vėzhgimet mund tė kėrkonin tė pikasnin gjurmėt e gazeve atmosferike si metani, bile edhe shenjim tė klorofilit, pigmenti i bimėve tė Tokės qė luan njė rol vendimtar nė fotosintezė. Tė gjitha kėto pėr t'i dhėnė pėrgjigje njė pyetje rrėnjėsore: A ka jetė diku tjetėr ?

Sistemi Gliese 581 ka shfaqur deri tani tre planetė; mbi-Tokėn e re, njė planet tjetėr me masė 15 herė sa tė Tokės (Gliese 581 b) qė i vjen rrotull akoma mė pranė yllit burimor, dhe njė planet me masė tetė herė sa tė Tokės qė gjendet mė larg.

marsia

Numri i postimeve : 17
Age : 45
Registration date : 06/04/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MODERATOR Re: Zbulohet nje planet i ngjashem me Token tone

Mesazh nga marsia prej Tue Apr 22, 2008 11:24 am

Ngrohja globale, ēfarė ėshtė?

Ngrohja globale ėshtė fenomeni i shtimit nė shkallė botėrore dhe pėrgjatė viteve, i temperaturės mesatareke tė oqeaneve dhe atmosferės. Ky term ėshtė pėrdorur sidomos nė fund tė shekullit XX. Ekzistenca e ngrohjes globale ėshtė pranuar tashmė nga komuniteti shkencor dhe ndėr shkaqet kryesore futet edhe impakti i aktivitetit njerėzor. Ėshtė pranuar nga shumica e shkencėtarėve, se ngrohja shkaktohet kryesisht nga “sforcimi antropik”, domethėnė shtimi i gazit me efekt sere, qė ēlirohet nga veprimtaria njerėzore nė atmosferė. Sipas hipotezave, flitet qė brenda pesėdhjetė vjetėsh ngrohja tė shkojė nga 2 deri nė 6°C. Hipoteza e lidhjes ndėrmjet temperaturės mesatare tė globit dhe pėrqindjes sė gazit karbonik nė atmosferė, ėshtė formuluar pėr herė tė parė nė vitin 1894, nga Svante Arrhenius. Nė 1979, gjatė Konferencės sė Parė Botėrore pėr Klimėn, ėshtė shtruar pėr herė tė parė nė skenėn ndėrkombėtare eventualiteti i impaktit tė veprimtarisė njerėzore nė ndryshimin e klimės.

Megjithatė, disa klimatologė mbėshtesin idenė, qė ngrohja e vėnė re, nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse pasojė e fenomeneve natyrore, si aktivitetit diellor dhe orbitės tokėsore. Ka edhe dy lobe nė kėtė polemikė. Njėri i mbėshtetur nga vendet europiane dhe ekologjistėt, qė promovojnė idenė e ngrohjes klimatike, ndėrsa lobet industriale shumėkombėshe kanė prirjen ta mohojnė realitetin. Ndėrsa administrata e Shteteve tė Bashkuara, dėrgon rregullisht sinjale kontradiktore pėrsa i pėrket pozicionit tė saj, nė lidhje me ngrohjen klimatike. Nga ana tjetėr, vende tė ndryshme nė zhvillim si, Kina dhe India, i tremben barrierave tė vendosura pėr tė ndaluar zhvillimin e tyre me anė marrėveshjesh tė iniciuara dhe tė imagjinuara nga konkurrentėt perėndimorė.

marsia

Numri i postimeve : 17
Age : 45
Registration date : 06/04/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi