BUONAROTI Mikelanxhelo

Shko poshtė

MODERATOR BUONAROTI Mikelanxhelo

Mesazh nga renti prej Mon Apr 02, 2007 1:23 pm

BUONAROTI Mikelanxhelo (1475-1564) mė i shėnuari arkitekt, piktor dhe skulptor i Rilindjes italiane
* Dikujt, qė kishte kopjuar nė mermer skulptura tė shquara tė lashtėsisė dhe mburrej se ia kishte kaluar Mikelanxhelos, i tha:
- Kush nuk ka zotėsitė e tij, nuk mund t'i shėrbejė mirė tė tjerėve pėr ato gjėra.
* Mikelanxheloja i tregoi njė piktori njė tablo qė e kishte bėrė duke marrė fragmente nga veprat e tė tjerėve dhe i tha:
- Vėshtroni mirė e me gjykim tė ftohtė. Po tė marrė secili pjesėn e tij, nuk do tė mbetet veēse pėlhura.
* Mikelanxhelo kishte pėrfunduar Davidin e tij madhėshtor, po e ēonte nė qendėr tė qytetit dhe po udhėzonte njerėzit pėr ta vendosur nė vendin e caktuar. Aty pranė kaloi Pier Soderini, i cili ishte shumė i dėgjuar nė art. Ai u ndal pėr ta vėshtruar veprėn e re madhore tė Mikelanxhelos. Pasi e pa skulpturėn lart nė podium i vajti pranė autorit dhe i tha: Hunda e shtatores duket tepėr e madhe. Atėherė Mikelanxheloja nuk foli fare, menjėherė mori daltėn dhe bėri sikur po e gdhendte me kujdes. Pastaj i hodhi sytė poshtė nga Soderini dhe i tha:
- Vėshtrojeni mirė tashti!
- Mė pėlqen mė shumė tashti, - i tha Soderini - i dhe me tė vėrtetė jetė.
* Njė ditė Mikelanxhoja shkoi te Papa JuIi II. Roja e ndaloi duke i thėnė se Papa nuk mund ta priste. Mikelanxheloja u fye rėndė dhe me pėrbuzje iu pėrgjigj:
- I thoni Papės se do tė vijė njė ditė qė ai do tė kėrkojė tė mė takojė, por nuk do tė mundet. Dhe menjėherė u largua nga Roma.
* Njė herė, kur skulptori i dėgjuar bėri statujėn e Kupidit, vendosi t'i heqė asaj njė krah dhe ta fusė veprėn e tij nė dhe, nė njė vend ku bėheshin gėrmime arkeologjike. Kur u gjend shtatorja shumė e bukur e Kupidit, tė gjithė qenė tė bindur se ishte fjala pėr njė vepėr tė lashtėsisė. Atėherė Mikelanxheloja duke qeshur, nxori krahun e kėputur dhe zbuloi lojėn e tij.
* Kur Mikelanxheloja pa djalin e bukur tė njė piktori, i tha:
- Babai yt ka arritur tė bėjė mė mirė figura tė gjalla se sa tė pikturuara.
* Mikelanxheloja e admironte shumė artin e lashtėsisė. Nė vitet e fundit tė jetės, kur u verbua, shkonte te kėmbėt e skulpturave tė lashtėsisė, i prekte me duar, i pėrkėdhelte konturet dhe derdhte lot nga mallėngjimi.
* Mikelanxheloja kishte bėrė njė tablo tė bukur pėr Andrea Donin, njeri shumė dorėshtrėnguar. Kur ia dėrgoi tablonė e shoqėroi me njė letėr, me anėn e sė cilės i kėrkonte 70 dukatė pėr veprėn. Doni dėrgoi vetėm 40 dukatė. Mikelanxheloja ia ktheu paratė, duke i thėnė se tashmė donte 100 dukatė.
Donfi, duke psherėtirė, i nxorri me pikėllim 70 dukatė dhe ia dėrgoi. Mirėpo Mikelanxheloja iu pėrgjigj se tashti kėrkonte 140 dukatė dhe asnjė mė pak. Andrea Donfi qė ishte dashuruar shumė pas tablosė u detyrua nga frika t'i dėrgojė tė 140 dukatėt, sepse kishte frikė se mos artisti e ngrinte pėrsėri ēmimin e veprės sė tij.
* Kur Mikelanxheloja bėri statujėn e famshme tė Mojsiut, pasi e mbaroi e soditi gjatė dhe u kėnaq aq shumė me veprėn e tij sa thirri:
- Po fol de, pse nuk flet.
avatar
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 30
Registration date : 29/03/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi