Java - gjuhė programuese e shėrbimeve tė Internetit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

MODERATOR Java - gjuhė programuese e shėrbimeve tė Internetit

Mesazh nga renti prej Sat May 26, 2007 12:27 pm

Java - gjuhė programuese e shėrbimeve tė Internetit Shėrbimet e Internetit tė bazuara nė gjuhėn programuese Java - tė cilat do tė jenė nė dispozicion jo vetėm perms kompjuterėve personal, por edhe laptopėve, aparateve tė dorės, telefonave mobilė, televizorėve dhe ēdo aparati tjetėr elektronik tė lidhur nė rrjet pėrmes telave apo pa tela - janė thelbi i strategjisė sė re tė Sun Microsystems.


Episodi i shtatė i konferencės sė programerėve tė cilėt shfrytėzojnė gjuhėn Java si vegėl tė parė pėr prodhimin e softverit ėshtė mbajtur gjatė javės sė kaluar nė San Fsancisko. Javėn sot e pėrdorin afėrsisht tre milionė programerė anembanė botės, kjo gjuhė ėshtė edhe bazė e afro 90 pėr qind tė tė gjithė paketeve softverike ekzistuese pėr applicaiton servers, ndėrsa kėtė vit nė botė do tė prodhohen mė shumė se 75 milionė telefona mobilė kompatibil me Java. Nė konferencė morrėn pjesė mė shumė se 200 kompani, nė mesin e tė cilave ishin edhe mė shumė se 30 prodhues tė paketeve softverike pėr application server dhe 15 prodhues te telefonave mobilė dhe pajisjeve tjera, tė cilėt prezentuan njė varg aplikacionesh JAva nė teknologjitė e kartelave inteligjente, lojėrave kompjuterke, dhe aplikimin nė automobila. Temė kryesore e konferencės sė sivjeme Java janė shėrbimet e internetit (web) dhe aplikimi i tyre nė pajisje tė ndryshme.

Programerė tė tė gjitha vendeve...

Sikur edhe konkurrentėt e vetė, edhe kompania Sun Microsystems e din se rruga kah suksesi nė industrinė informatike botėrore ėshtė krijimi i njė baze sa mė tė gjerė tė shfrytėzuesve - pikė sė pari programerėve, dhe pastaj, natyrisht, edhe tė gjithė tė tjerėve. Qėllimi, i cili u theksua zėshėm edhe nė kėtė konferencė, ėshtė qė nė afat sa mė tė shkurtėr tė arrihet shifra “magjike” prej pesė milionė njerėz tė cilėt do tė merren nė mėnyrė profesionale me dizajn tė softverit nė gjuhėn programuese Java. Kompania pėr hulumtin tė tregut IDC, pohon se nė vitin 2000 tre milionė njerėz shfrytėzonin gjuhėt programuese C dhe C++ si vegla tė tyre kryesore nė prodhimin e aplikacioneve, pastaj 2,3 milionė shfrytėzonin VIsualBasic, ndėrsa Java pėrdorej si gjuhė kryesore programuese nga 1,2 milionė programerė. Ekzistojnė disa indikacione se numri I shfrytėzuesve tė C dhe C++ nuk ėshtė duke u rritur, ndėrsa Javėn si teknologji kryesore kanė filluar ta fusin si lėndė standarde facultative shumė Universitete nė SHBA. Ėshtė vėrejtur se shumica dėrmuese e studentėve e meson JAvėn para se tė fillojė studimet nėpėr fakultete. Qė nga Java One konferenca e vitit tė kaluar deri nė atė tė kėtij viti numri i atyre qė shfrytėzojnė Javėn nė zhvillimin e softverit tė tyre u rrit prej 2,1 nė 2,7 milionė. Pėrvetėsimi i njė baze sa mė tė gjerė tė programerėve tė cilėt do tė merren me aplikimin e gjuhės programuese Java nė zhvillimin e shėrbimeve tė internetit, tė cilat do tė jenė nė dispozicioni jo vetėm pėrmes PC-ve por edhe pėrmes laptopėve, telefonave mobilė, televizorėve dhe ēdo aparati tjetėr elektronik tė lidhur me apo pa tela nė rrjet - ėshtė vetė esenca e stratėgjisė mė tė re tė Sun Microsystems.

Bota e shėrbimeve tė internetit

Nė kėtė mėnyrė, kompania e cila renomenė dhe pozitėn e vet tė tanishme e ka arritur pike sė pari me prodhimin e hardverit (stacioneve tė para Unix dhe pastaj serverėve tė cilėt vėnė nė lėvizje Internetin) do tė transformohet nė prodhues tė softverit dhe kėshtu t’i bashkohet trendit mė tė ri dhe mė tė fuqishėm industries botėrore tė informatikės – prodhimit tė aplikacioneve tė ndryshme si shėrbime tė veēanta nė internet. Kėtu, Sun Microsystems do tė ndeshet me rivalėt e vet tė vjetėr, kompanitė Microsofti, IBM dhe tė tjera. Taktika ėshtė qė tė sulmohet nė mė shumė fronte, duke filluar nga zhvillimi i shpejtė i vetė teknologjisė Java dhe zgjerimit tė saj nė tregun e komunikimeve mobile dhe pajisjeve tė elektronikės shfrytėzuese e deri tek duelet e pamėshirshme nėpėr gjyqe. Por, ēka janė Internet shėrbimet? Vetė ideja ka nisur nė Microsoft, sipas idesė bazė tė Bill Gates, sipas sė cilė, shikuar nga kėndi i tregut, softveri nuk mund tė definohet nė mėnyrė precize si prodhim, por se ky ėshtė mė shumė njė formė e shėrbimit. Medium pėr distribium tė kėtyre shėrbimeve ėshtė Interneti, ndėrsa platforma pėrmes sė cilės do tė ofrohen do tė jenė teknologjitė e reja .NET tė Microsoftit. Shembullin e Microsoftit shumė shpejt e pėrcolli edhe kompania IBM me pēlatformėn e vet WebSphere, pastaj kompania BEA Systems me softverin e vet WebLogic. Sun Microsystems iu bashkua kėtij trendi vitin e kaluar, pikė sė pari duke kėrkuar mėnyrėn me tė cilėn mė sė shumti do tė pėrfitonte nga gjuha programuese Java.

Duke kėrkuar profitin

Pėr t’u zgjeruar sa mė pare shfytėzimi i Javės nga sa mė shumė shfrytėzyes dhe platforma, Sun Microsystems e ka shpėrndarė dhe vazhdon ta shpėrndajė paketin e aplikacioneve pėr zhvillim tė Javės (Java Software Development Kit) pa pagesė, me ēka ky softver gjatė viteve tė kaluara ėshtė bėrė njė vegėl mjaft e popullarizuar programuese. Njė aq universal pėr pėrdorim dhe aq i hapur ndikoi nė pranim tė tij nė masė tė madhe, dhe nė tė njėjtėn kohė e bėri edhe mė profitabil pėr konkurrencėn se sa pėr vetė kompaninė qė e kishte prodhuar. Sun Microsystems deri mė tani e mbante Javėn vetėm si njė burim anėsor i tė hyrave, derisa tė tjerėt pėrfitonin mė shumė me shitjen e zgjidhjeve konkrete kompatibile me Java. Kėshtu, mė shumė apkiacione Java janė zhvilluar jashtė kėsaj kompanie se sa nga vetė kjo kompani. Nė ndėrkohė nė tregun e serverėve tė internetit, biznesin kryesor tė kėsaj kompanie, Sun Microsystems filloi tė humbė hapin me konkurrencėn. Fajtor ėshtė katastrofa e internet ekonomisė dhe me kėtė edhe recesionit tė industrisė sė informatikės nė pėrgjithėsi. Pėr kėtė arsye Sun, i ballafaquar me humbje pėr herė tė parė nė dhjetėvjeēar, u shtrėngua tė largojė edhe punėtorė nga puna. Me vite tė tėra Sun nuk donte tė theksonte rėndėsinė financiare tė gjuhės programuese Java, por nga disa hollėsi mund tė shihet se sa ėshtė ky softver i rėndėsishėm pėr shitjen e hardverit tė kėsaj kompanie. Licencimi i kėsaj gjuhe programuese u bė kyē nė 90 pėr qind tė shitjes sė internet serverėve - kompjutėreve tė fuqishėm pėr rrjet tė cilėt blerėsit i blejnė pėr arsye se nė ta thjesht mund tė ekzekutohen aplikacione tė ndryshme pėr e-commerce dhe biznes, si onlline tregtimi, kryerja e transkaksioneve financiare, dhe qasja nė baza tė ndryshme tė tė dhėnave. Fitimi kryesor vjen nga shitja e hardverit, derisa nga licencat tė cilat Sun Microsystems ia kishte shitur IBM, Oracle, BEA Systems, Hewlett-Packard dhe tė tjerėve, ta zėmė nė vitin 2000, sipas tė dhėnave tė IDC-sė, nuk kishte kaluar shumėn prej 22 milion dollarė. Megjithatė, Sun ban vendin e dytė nė botė sa I ėrket shitjes sė licencave tė gjuhėve programuese, menjėherė pas IBM-it. Pėrveē licencave, Sun shet edhe njė variant tė posaēme tė gjuhės programuese Java - J2EE (Java 2 Enterprise Edition) - pakete tė bazuara softverike tė ashtuquajtura serverė aplikativė, pra tėrėsi tė integruara tė programeve tė cilat ekzekutohen nė kompjuterėt serverė nė internet. Vlera e tregut tė aplikacioneve serverike tė bazuara nė Java ėshtė rreth 157 milionė dollarė - vetėm 7 pėr qind e vlerės sė gjithmbarshme tė tregut tė softverit tė tillė, i cili vlerėsohet nė mbi 2 miliardė dollarė. IPlanet Application Server i Sun-it mban vendin e tretė me 10 pėr qind, nėn WebLogic tė BEA i cili mabn 36 pėr qind tė tregut dhe WebSphere tė IBM-it me 34 pėr qind.

Lufta me Microsoftin

Sun ia ka licencuar gjuhėn programuese Java edhe Microsoftit nė vitin 1996, por kjo kompani shumė shpejt e kishte modifikuar dhe pėrshtatur sistemeve tė veta operative Windows. Kjo e kishte goditur mjaft arkitekturėn e hapur tė Javės kėshtu qė nė vitin 1997 erdhi edhe deri tek procesi gjyqėso i cili po zhagitet tashmė 4 vite, dhe i cili kulminoi me padinė e Sun-it kohė mė parė e cila peshon rrumbullak 1 miliardė dollarė. Microsoft pėrveē qė e ka pėrshtatur Javėn dhe e ka reklamuar universalitetin e saj me slloganin “shkruaje njėherė, ekzekutoje gjithkund”, gjithashtu edhe e ka klonuar kėtė gjuhė programuese duke krijuar njė variant tė vetin mė tė thjeshtėsuar tė gjuhės programuese C, tė quajtur C#. Pėrdorshėmria e gjerė e aplikacioneve Java, tė cilat mund tė ekzekutohen nė cilėndo platformė, prej superkompjuterėve tė specializuar tė IBM_it, UNIX-ave tė ndryshėm, Macintosh e deri tek Windows, teorikisht do tė mund ta rrezikonte dominimin e sistemeve operative tė Microsoftit nė rast se njė numėr i madh programerėsh pėrcaktohet pėr tė pėrdorur Javėn. Deri mė tani kjo nuk ka ndodhur pikė sė pari edhe pėr shkak tė kontraofansivės nga Redmondi. Tani beteja zhvillohet rreth shėrbimeve tė internetit. Pėr t’i konkurruar Microsoftit nė kėtė fushė, Sun sė pari duhet qė shėrbimet e internetit t’i bėjė nė funksion esencial tė Javės. Njė iniciativė e fuqishme pėr arritje sa mė tė shpejtė tė kėtij qėllimi u definua pikėrisht nė konferecėn e posapėrfunduar. Me tė njėjtin qėllim Sun ka formuar jashtė kompanisė edhe Liberty Alliance Project, i cili do tė duhej tė pėrcaktonte standardet botėrore pėr shėrbimet e Internetit, ndėrsa dėshirė e Sun-it ėshtė edhe qė t’I bashkohet Asociacionit industrial tė ngjashėm - Web Services Interoperability (WS-I). Analistėt tė cilėt pėrcjeliin kėto tregje mendojnė se pengesa mė e madhe pėr Sun Microsystems nė pushtimuin e tregut tė gjerė tė softverit i cili do tė jetė nė themel tė internetit ėshtė pikėrisht barriera psikologjike, sepse kompania ka arritur sukses tė madh me prodhimin e hardverit ndėrsa softverin e ka prodhuar ashtu rrugės. Mirėpo shefi i kėsaj kompanie Scott McNealy e ka pėrmbledhur filozofinė e re tė SUn Microsystems me kėtė deklaratė: “Nė industrinė e informatikės, bota e hardverit dhe softverit gjenden nė njė bashkėshortėsi tė fortė. Kjo do tė thotė se nuk e bleni telefonin mobil nga prodhusi i hardverit dhe softverin pėr tė nga prodhuesi i softverit. Po kėshtu ndodh edhe gjatė blerjes sė tėlevizorit. E pse pra nė tė ardhmen ta bleni veēan hardverin dhe veēan softverin kur do tė vendsoni qė tė bleni njė kompjuter?”.

Java pa tela

Java, e krijuar para shtatė vitesh si teknologji me tė cilėn u gjallėruan faqet e Internetit, pastaj e aplikuar si vegėl pėr kryerjen e ndėrmarrjeve pėr e-bussines, nuk ka arritur qėllimin e vet primar - nuk u bė zėvendėsim pėr sistemin operativ Windows si teknologji primare pėr PC. Duke mos e arritur kėtė qėllim, Java tani zgjerohet nė tregje tė reja, si telefonat mobilė, lojėra, automobila, televizorė dhe pajisje tjera elektronike tė lidhura nė rrjet pa tela. Kjo nė strategjinė e Sun-it quhet “shėrbime tė zgjeruara tė Internetit”, ndėrsa do tė duhej tė arriheshin me njė aleancė tė gjerė me shumė kompani tjera deri kah fillimi i verės sė ardhshme. Nė mesin e shėrbimeve tė zgjeruara tė Internetit (“web services”), ta zėmė, hyn edhe mundėsia qė vozitėsi, duke shfrytėzuar kompjuerin nė tabelėn komanduese tė automobilit tė mund tė kėrkojė informata tė duhura nė kėrkim tė pompės mė tė afėrt tė benzinės, qė mė pastaj mund tė jetė si pikėnisje pėr kryerje tė tranksaksioneve tė ndryshme financiare, si prognoza e motit, ēmimet e benzinės, tė dhėnat pėr gjendjen nė trafik dhe tė ngjashme. Kėtė vizion tė vetin Sun Microsystems e zvhillon I nxitur me sukseset e vitit tė kaluar me prodhuesit e telefonave mobilė (Nokia, Motorola, Siemens) si dhe me operatorėt e komunikacionit mobil (NTT DoCoMo, VOdafone, Sprint). Nokia nė kėtė konferencė ka paralajmėruar se deri nė vitin 2003 do tė prodhojė mbi 100 milion telefona mobil Java.

Koekzistenca paqėsore

Mysafiri kryesor I konferencės sė zivjeme JavaOne ishte drejtori I prodhuesit gjerman tė softverit Hasso Plattner. Porosia e tij dallonte nga retorika shumė e pranishme “anti-microsoft”, e cila dėgjohej mjaft nė njė varg prezentimesh tė teknolgjive tė ndryshme Java. Ai pohon se industria botėrore e softverit duhet tė zvogėlojė dallimet teknologjike tė cilat i kanė prodhuar kompaniė e mėdha si Oracle, Microsoft dhe Sun Microsystems dhe tė krijohen aplikacione tė cilat do tė punojnė pa marrė parasysh se nė hardver tė kujt ekzekutohen ose nė cilėn gjuhė programuese janė shkruar. “Kompatibileti shumėplatformėsh i softverit ėshtė ēelės I zhvillimit tė mėtejmė tė industries sė informatikės”, tha Plattner. Kjo koekzistencė paqėsore e rivalėve tė pėrbetuar mund tė arrihet vetėm pas vendosjes sė stadradeve semantike, pra, mėnyrės me tė cilėn kompjueri nė internet do tė njohė tė dhėnat pėr shfrytėzuesin, partnerin afarist apo ndonjė porosi dhe do tė dijė se ēka tė bėjė me ato shėnime. Plattner nė fund i porosity prodhuesit e softverit me kėto fjalė: “Ju po krijoni abecedėn, ndėrsa ende nuk e keni krijuar gjuhėn e pėrbashkėt”.
avatar
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 30
Registration date : 29/03/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi