Paci, ringjallje pas 30 vitesh

Shko poshtė

MODERATOR Paci, ringjallje pas 30 vitesh

Mesazh nga renti prej Mon Apr 02, 2007 1:22 pm

Njė shprehje e re, e panjohur mė parė pėr publikun, por gjithsesi e pranishme nė pikturat e Ferdinand Pacit, shfaqet pėr publikun kryeqytetas 30 vjet pas vdekjes sė piktorit.
Ishte njė dėshirė shumėvjeēare e tė birit, piktorit Adrian Paci, qė pikturat e babait tė tij tė prezantoheshin para publikut kryeqytetas, nė njė ekspozitė personale. Kjo dėshirė “u shty” nė njė farė mėnyre edhe nga kėrkesa e drejtorit tė Galerisė sė Arteve, piktorit Abaz Hado dhe si rrjedhojė e kėtij bashkėpunimi, mbėrriti nė Galerinė e Arteve, ekspozita personale e piktorit Ferdinad Pacit, qė u nda nga jeta 30 vjet mė parė, nė moshėn 35 vjeēare.
Nė njė nga pavionet e Galerisė, pėr ditė me radhė qėndruan tė varura nėpėr mure, punimet e hershme tė Pacit (atit), kuruar me kujdes e dhėmbshuri nga Paci (biri), piktor edhe ky i talentuar, qė sot jeton nė Itali.
“Unė isha shumė i vogėl kur vdiq im atė dhe jam rritur me punimet e tija, kujton Adriani. Jam rritur duke shikuar studion e tij, duke hapur shpeshherė dosjet me vizatimet e tij dhe nė njė farė mėnyre, marrėdhėnia ime me tim atė, mund tė pėrcaktohet si njė marrėdhėnie profesionale. Ajo krijohej pėrmes pikturės. Njė marrėdhėnie e tillė mė ka shoqėruar gjithmonė, krahas asaj ndjeshmėrie qė ka njė fėmijė pėr prindin e vet”, -shton ai.
E rėndėsishme ėshtė qė Ferdinand Paci prezantohet nė tempullin e artit shqiptar me njė fytyrė tjetėr, pasi ai ėshtė njohur pak nė kohėn kur ishte gjallė. Kjo ndodhte pasi ai merrte pjesė vetėm nėpėr ekspozita brenda njė tematike tė caktuar. Sigurisht, Ferdinand Paci punoi pėrmes dy datave qė janė tė rėndėsishme pėr gjithė sistemin e kulturės shqiptare tė asaj periudhe. Njėra ishte fjala e 6 shkurtit tė vitit 1967, kur udhėheqėsi komunist foli kundėr zakoneve prapanike, ndėrsa ngjarja tjetėr ishte pleniumi i IV-t i KQP, kundėr shfaqjeve tė huaja. Sigurisht, kjo atmosferė e ushqeu gjithė jetėn kulturore tė asaj periudhe dhe sigurisht u reflektua edhe nė punimet e tij. Por ėshtė shumė interesante tė shohėsh se pėrveē kėtyre punėve tematike, ai nė shumė punime, pjesa mė e madhe e tė cilave e panjohur pėr publikun e kryeqytetit, krijoi njė tjetėr shprehje, e cila nuk ėshtė diametralisht e kundėrt, por disi e devijuar, po ta krahasosh me veprat e prezantuara dikur nėpėr ekspozita.
Nė kėto punime, realizuar nė teknikėn e vajit si dhe nė tė vizatimit, ekziston njė komunikim mė spontan, mė i thjeshtė, mė i shkrifėt, njė lloj melankolie, e cila nuk ėshtė prezente te punėt e tjera, tė filtruara nga komisionet e shumta tė asaj kohe.
Ėshtė interesat tė shikohet edhe nga kėndvėshtrimi tjetėr se ēfarė lidhje ka ai me traditėn e pikturės nė Shkodėr, se si piktura nė Shkodėr zhvillohet nga Kolė Idromeno, vazhdon te Simon Rrota, Ndoc Martini, Zef Kolombi, Vladimir Jani dhe gjen tek Ferdinand Paci njė vazhdues tė spikatur tė kėsaj rrjedhe. Kompozimet pėrcjellin atmosferėn qė tė kujton Idromenon apo Kolombi, me elementet e shumtė etnografikė dhe personazhet e thjeshta popullorė, ndėrkohė njė varg portretesh tė njerėzve tė dashur tė familjes, dėshmojnė se tradita vazhdon. Kjo ekspozitė kėrkon tė verė theksin te kjo vazhdimėsi.
avatar
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 30
Registration date : 29/03/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi