“Onufri”, mė shumė hapėsira pėr shqiptarėt

Shko poshtė

MODERATOR “Onufri”, mė shumė hapėsira pėr shqiptarėt

Mesazh nga renti prej Mon Apr 02, 2007 1:21 pm

Mė shumė artistė shqiptarė pėr “Onufri 2005”. Nesėr, nė ambientet e Galerisė Kombėtare tė Arteve, ēelet edicioni i 12-tė i konkursit ndėrkombėtar tė arteve figurative “Onufri”. Kėtė herė ky konkurs vjen nėn pėrkujdesjen e njė gruaje, e kuratores Eleni Laperi, e cila pėrzgjodhi pėr kėtė edicion temėn “Lart e poshtė”, mbėshtetur nė fjalėt e shkrimtarit italian Umberto Eko. Dje, vetėm pak ditė pas shpalljes sė organizimit tė aktivitetit ( i cili u lėkund pėr mungesė fondesh) dhe kuratores sė tij, u shpall lista e artistėve pjesėmarrės nė kėtė edicion. Janė gjithsej 23 artistė pjesėmarrės, mes tė cilėve 15 janė shqiptarė. Disa syresh janė emra mjaft tė njohur tė pikturės shqiptare, si Ali Oseku, Gazmend Leka, Hasan Nallbani e Ardian Isufi, pėr tė vazhduar me tė tjerė emra nė fushėn e fotografisė, si Suela Qoshja, Rudina Memaga, Heldi Pema, e shumė tė tjerė qė paraqiten me video instalacione. Krahas artistėve shqiptarė, nė “Onufri 2005” marrin pjesė artistė tė huaj nga Suedia, Finlanda, Gjermania, Austria e Greqia, si Harri Palviranta, Knutte Wester, Claudia Maria Luenig, Fred Misik, Maria Paschalidou, Irini Linardaki, etj. Sipas kuratores Eleni Laperi, format artistike qė vijnė nė kėtė aktivitet, janė nga mė tė ndryshmet. Nuk janė vėnė limite, ndaj dhe nė hapėsirat ekspozuese do mund tė shohim edhe pikturėn, edhe videon, instalacionin, fotografinė, posterin etj. Tė gjitha punėt qė paraqiten nė kėtė aktivitet, i janė nėnshtruar konceptit kuratorial tė titulluar “Lart e poshtė”. Sipas kuratores, duke qenė se bėhet fjalė pėr njė temė, e cila mund tė kuptohet nė mėnyra tė ndryshme, hapėsirat pėr tu shprehur janė edhe mė tė mėdha. Ndryshe nga herėt e tjera, ky konkurs do shoqėrohet edhe me njė debat mes artistėve pjesėmarrės nė “Onufri 2005”, mbi artin nė Ballkan e nė Evropė. Sipas zakonit, edhe kėtė herė do tė ketė ēmime pėr paraqitjen mė tė mirė. Fituesi do tė shpallet nė datėn 25 janar 2006, ndėrsa ekspozita do tė qėndrojė e hapur deri me datė 31 janar 2006. Njė vit mė parė, konkursi “Onufri” ėshtė drejtuar nga kuratori kosovar Erzen Shkololli, nėn konceptin kuratorial tė titulluar “Vende tė spikatura”. Mes 26 artistėve pjesėmarrės nga vende tė ndryshme tė botės, ēmimi i parė ėshtė fituar nga boshnjakja Sejla Kameric me punėn e titulluar “Historia e shtėpisė sė ėndrrave”.
avatar
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 30
Registration date : 29/03/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi