Cameria,e pare

Shko poshtė

MODERATOR Cameria,e pare

Mesazh nga bani1988 prej Tue May 22, 2007 10:39 am

Cameria,e pare
gjeografikisht
Cameria eshte gjeografikisht e lokalizuar ne veri-perendim te Greqise. Ky rajon i mrekullueshem
ka nje trashegimi te pasur te Shqiperise dhe vetem ne vitin 1912 eshte aneksuar ne menyre te
pandershme dhe te pajustifikueshme nga Greqia. Kjo ishte si rezultat i vendimit te Fuqive te
Medha per t'i dhene Camerise, Greqise, ne te njejten menyre sesi ato i dhane Kosoven dhe
territore te tjera shqiptare Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi.
Fjala Cam eshte nje evolim "t'chiam" qe eshte vete emri i nje lumi te vjeter qe kalonte
permes Camerise. (Fjala T'chamis haset ne shume harta te vjetra romake dhe helenike, duke
na treguar se emri Chameria eshte me i vjeter se Epiri dhe eshte perdorur vetem nga
shqiptaret). Ajo qe eshte me e rendesishme eshte fakti se cdo gje rreth Camerise tingellon
shqiptare. Ajo ka me shume se kuptim topologjik, ndersa Camet kane nje etnitet, tradite dhe
zakone te mirefillta shqiptare.
Nje pjese e madhe e popullsise came eshte e lokalizuar ne bregdet dhe shkon pergjate Gjirit te
Prevezes. Nje numer tjeter i madh i qyteteve dhe fshatrave te tyre jane te lokalizuara ne te dy
anet e "kalamait".
Qindra dhe mijera shqiptare nga krahina e Camerise jane perzene me force nga forcat greke
ne vitin 1944 dhe tashme jane rezidente bashke me pasardhesit e tyre ne Shqiperi. Gati
850.000 prej tyre jane perzene ne drejtim te Turqise, ne periudhen mes viteve 1913-44.
Gjate veres se vitit 1944, forcat nazi-fashiste qe jane drejtuar nga Zerva kane goditur mjaft
fshatra dhe qytete dhe si rezultat i kesaj gati 9000 shqiptare jane vrare barbarisht. Numri zyrtar i
tyre ne Shqiperi eshte ne mes 150.000 dhe 300.000 banore.
Popullsia e Camerise ishte rreth 93 perqind shqiptare, ndersa pjesa tjeter perbehej nga grupe te
tilla si greke, vllehe dhe rome. Ne shekullin e 19-te, 80 perqind e popullsise shqiptare ishin te
besimit musliman. Procesi i konvertimit te tyre ka filluar ne shekullin e 18-te. Ndersa 20% ishin
kristiane ortodokse. Gjithsesi, agimi i frikshem i Luftes se pare boterore e gjeti komunitetin
shqiptar te perbere nga 50 % te besimit musliman dhe 50% te besimit ortodoks. Pas luftes nje
pjese e popullsise muslimane eshte perzene nga forcat speciale greke duke lene ortodoksit
dhe gati 13 % muslimane, qe tashme ishin konvertuar ne ortodokse per te mbijetuar.
avatar
bani1988
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 97
Age : 30
Registration date : 21/05/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi