Shqiperia, nje shprehje gjeografike apo nje themel i leters

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

MODERATOR Shqiperia, nje shprehje gjeografike apo nje themel i leters

Mesazh nga bani1988 prej Tue May 22, 2007 9:35 am

Piramida Ilire!

Nje pyetje retorike, per te cilen tashme Akademia e Shkencave Shqiptare duhet te ishte e lire te punonte dhe investonte parreshtur dhe pa 'ndihmen' e partnereve riorganizues se historise klasike e moderne, per te evidentuar dhe riatdhesuar ato vlera te historiografise sone, te ekspozuara deri tani neper vitrinat e ekspozitave te megalomaneve fqinj.

Dimensioni shqiptar nuk ka kaluar pa lene gjurme thelbesore ne formimin e kulturave themelore te evolimin kontinental si ne planin kulturor ashtu dhe ne ate historik. Ēfare na mbetet tashme eshte vetem ti riatdhesojme ato vlera te ngelura neper siperfaqjen ikonografike te vlerave kulturore Europiane.

Rastesisht rashe ne gjurmet e propozimit te zbulimit te vlerave kolosale ne Bosnie, nga profesori Semir Osmanaxhiē, ai i mundesise se ekzistences se piramidave ne Ballkan.

Autor dhe ekspert ne studimin e piramidave, Semir Osmanaxhiē, me origjine Boshnjake ka sugjeruar se konstruksionet ne forme piramide mund te jene ndertuar qe perpara qyteterimit te lashte Ilirik.

Piramidat, nese te tilla te vertetuara, jane te kompozuara ne nje forme teper intriguese per historine e evolucionit Pellasgo-Shqiptar si dhe ndikimin e saj gjate proēesit themelues te qyteterimeve te lashta, thelbesore ne evolucionin kultoror ne kontinentin Europian dhe me tej, pasi sipas profesorit Osmanaxhiē konstruksionet paraqesin ngjashmeri me ato te qyteterimit Maja te Amerikes qendrore.

Konstruksioni kryesor, ai me i madhi, qe presupozohet te jete piramida dedikuar Diellit eshte me i madh se ai i Gizes, duke arritur lartesine prej 220 metrash, dhe kompozimi arkitekturor konsiston nga nje shesh, nje holl i shtruar, si dhe nje sere galerish nderthurese te nendheshme.

Piramidat, (dy: e Diellit dhe e Henes) respektivisht te zbuluara ne Visocica dhe Pljesevica, jane te nje rendesie kolosale dhe totalisht revolucionare per te gjithe historine e qyteterimit te gadishullit Ilirik dhe te tere kontinentit Europian.

Piramidat jane zbuluar gjate pranveres se vitit 2005 dhe nje grup ekspertesh te perbere nga arkeologe dhe gjeologe, jane mbledhur ne janar te vitit 2006, duke filluar organizimet e kerkimeve me te shtrenjta dhe rendesishme te vitit ne te gjithe Europen.

Me keqardhje vura re se ekipi boshnjak teksa po perforcohet nga nje ekspedite shkencore internacionale qe shtohet perdite dhe qe deri tani permban eksperte nga Australia, Austria, Irlanda, Serbia, Skocia, Sllovenia, nuk permbante asnje element nga Shqiperia, ekspedite kjo e cila do te mund te ndihmonte ne ratifikimin e vlerave te Ilirise si nje qyteterim pasardhes i nje kulture te stabilizuar hershem ne djepin e mbase jo vetem qyteterimit Europian.

Duhet qe Shteti Shqiptar, Akademia e Shkencave Shqiptare dhe qarqet intelektuale shqiptare, brenda dhe jashte Shqiperise, te arrijne urgjent sensibilizimin e domosdoshem, per te realizuar pjesemarrjen ne kete zbulim dhe te studjuesve shqiptare, dhe te kontribuojne me objektivisht per realizimin e ketij qellimi, i cili do te rihidhte themelet e kombit tone drejt nje rilindjeje te domosdoshme kombetare.

Ka ardhur koha qe shtresa intelektuale shqiptare ti japi fund perfundimisht indiferentizmit te saj ndaj grabitjes se vlerave historike kombetare, dhe perveē vlerave te gjendura brenda kufijve politike, do te ishte koha e duhur per te filluar interesimin e saj per vlerat arkeologjike te lidhura rrenjesisht me evolimin e saj, rendesi jetike ne te cilen do te kishin gjithashtu Tempulli i Dodones si dhe Troja e Dardanit
avatar
bani1988
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 97
Age : 29
Registration date : 21/05/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi