25 ide te cmenduara per te harxhuar 250 milione euro

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

MODERATOR 25 ide te cmenduara per te harxhuar 250 milione euro

Mesazh nga [Master] prej Tue May 08, 2007 8:47 am

Djali i dyte i Beckham, Romeo, ka shfaqur shenja epilepsie. Amerika do te ishte vendi me I mire per ta kuruar. Nderkohe qe edhe znj. Bekcham, me kapricoze se kurre ka deshiruar prej kohesh qe te shkonte ne Los Angelos per te jetuar. Se cila ishte arsyeja e vertete e shpernguljes se Beckham-ve ne ‘Big Caly’ dihet pak, po me e rendesishme (themi ne) eshte si si David do te harxhoje 250 milione euro...

Ja cilat jane 25 ide (te cmendura) per te harxhuar 250 milione.

1) Mendimi i pare per cdo njeri, Shtepia. Me kaq shume para mund te blesh nje prej vendeve me eksluzive kudo ne bote. Familja Beckham mund te shperngulet ne Starwood Ranch, Colorado. Vetem rinkonstrucioni kushton 135 milione EU.

2) Te besh pushime per gjithe jeten. 250 milione EU dalin qe per 63 vjet te jetosh ne hotelin me luksoz ne bote, Burj Al Arab ne Dubai. Suita presidenziale me ekzagjerime te papara te dhuron nje jete pa strese (domosdo).

3) Victoria 1. Te besh te lumtur zonjen. Victoria Beckham me shume se gjithcka ne kete jete deshiron te vishet bukur. Me kaq para mund ti blesh shallin e saj te preferuar Christian Louboutin, jo nje here, por 500 mije here.

4) Victoria 2. Ti thuash Victoria-s ‘Te Dua’ per 25 mije dite rresht duke I dhuruar 25 mije ora Luiss Vuitton me nje zemer te kuqe prej rubinesh.

5) Victoria 3. Te rilancosh Victoria-n si kengetare duke I prodhuar nje super-CD dhe nje turne boteror. (megjithate ketu rrezikon shume, deshtimi eshte gati i sigurt).

6) Te presesh qe te bjere cmimi i Yachtit me te bukur ne bote (dhe me te madhit gjithashtu). L’Eclipse kushton 300 milion EU, ka nje kinema, qendra estetike dhe eshte i gjate 160 m. Momentalisht eshte ne pronesi te bosit te naftes (dhe jo vetem) Roman Abramovich, por per disa vite mund te blihet edhe nga David.

7) Te prodhosh nje film me buxhet te madh per jeten tende personale si Futbollist dhe si ikone e kultures Pop. Ne film mund te kesh protagoniste te permasave Brad Pitt dhe Julia Roberts, ka para boll per ti paguar te dy.

Cool Te koleksionosh art (dhe ti thuash mendjes ik e ....). Tabloja me e shtrenjte e 2006 eshte kuotuar Dora Maar au chat e Picasso-s. Kushton 95 milione EU. Per parate qe ngelen ke piktore sa te duash, si Kimt-i dhe Van Gogh-u.

9) Te punesosh per nje vit Christina Aguileren per ti kenduar nina-nanen e gjumit femijeve te tu, Brooklyn,Romeo dhe Cruz.

10) Te ndertosh ne oborrin e shtepise tende nje super-liqen-artificial me zbukurime nga me te shtrenjtat dhe me Le-Koi, bime japoneze qe kushtojne 15 mije euro copa.

11) Te blesh cdo jave per 5 vjet rresht 900 mije kopje te gazetes ‘SHQIP’. Ne do te na behej shume qejfi.

12) Te blesh 16.000 shishe Chateau d’Yquem te 1914. Kjo eshte nje prej vererave me te mira te prodhuara ndonjehere. (po po, me nje gllenke behesh tape)

13) Te besh te famshem veten tende. Duke i dhuruar 13 milion fansave dhurata.

14) Te blesh Revisten PlayBoy. Duke promovuar format, ‘e bera’ ose jo te Victoria-s.

15) Te ndertosh nje park makinash te vogla. Per te argetuar sa here qe ke nevoje. Duke blere 500 Zonda Roadster te cilat kushtojne 450 mije euro secila.

16) Te shtrosh nje moket shume te shtrenjte neper te gjithe shtepine, le te themi me lekure leopardi ose dicka e ngjashme.

17) Te vazhdosh te luash futboll duke blere nje klub, per shembull, Parma-n dhe te marresh si shoke skuadre, Figon, Ronaldon, Shevchenkon etj.

18) Te garantosh veten si personi me seksi dhe me ne forme i planetit duke prentuar 500 mije seanca Bottox ne kirurgun plastik me te famshem ne bote Joan Rivers.

19) Te blesh British Airways (se per cfare, po nese).

20) Te prenotosh per 6.500 here rresht tavolinen me prestigjoze ne nje prej restoranteve me eksluzive ne New York ‘Le Cirque’.

21) Te blesh 953 bileta per 953 udhetime ne hapesire. (dhe ne udhetimin e 953 te ngelesh andej, se nuk ke me para per tu kthyer).

22) Te blesh nje prej ishujve te vetmuar ne arqipelagun e Fiji. Isla de sa Ferradurra per tu ndjere i vetem dhe i pavezhguar nga paparacet.

23) Te shohesh fatin e llotarise duke blere 50 milion Gervisht dhe Fito.

24) Te behesh politikan. Por vetem ne ndonje vend te varfer europian se ne ose ne afrike mund te fitosh nga fushata elektorale. Nje fushata elektorale prej 250 milone EU ne SHBA eshte pak (ndersa ketu tek ne mund te sigurosh fitoren per 20 vjet).

25) Te adoptosh ne distance 40 mije femije per 20 vitet e ardhshem e keshtu te ndihesh mire me veten (duke bere te ndihen mire te tjere).



250 Milione EU jane aq shume sa mund te besh shume gjera... por mund te jene edhe shume pak per te tjera gjera. Per ne njerezit e ‘vdekshem’ 250 Milione jane shume, mund te na bjere ndonje infarkt sikur ti kishim.
avatar
[Master]
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 50
Age : 30
Registration date : 03/04/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi