Marketingu

Shko poshtė

MODERATOR Marketingu

Mesazh nga [Master] prej Tue May 08, 2007 8:33 am

22 Ligjet e Pandryshueshme te Marketingut." Liber shume praktik dhe interesant:

Trump dhe keshilltaret sjellin margetingun agresiv
E Premte, 04 Shkurt 2005
"Bibla e Marketingut" bashkekohor tashme edhe ne tregun shqiptar. Miliardieri amrikan, Donald dhe dy keshilltaret e tij, Al Ries dhe Jack Trout vijne per lexuesin shqiptar nepermjet librit "22 rregullat e pandryshueshme te marketingut". Filozofia e lidershipit: "Eshte me mire te jesh i pari se sa me i miri"

Blerina Hoxha

Donald Trump, miliardieri amerikan sjell mjeshterine e marketingut ne tregun shqiptar te librit nepermjet dy keshilltareve te tij, Al Ries dhe Jack Trout. Libri "22 ligje te pandryshueshme te marketingut" eshte tashme ne te gjitha librarite e vendit, nepermjet te cilit autoret kane studiuar eksperiencen 40-vjecare te marketingut dhe japin celesin ne fushen e konkurrences ne treg, duke treguar se cfare i ben disa prodhime pambarimisht te suksesshme, nderkohe qe disa te tjere kapin fundin sapo hidhen ne treg.

"Ky liber eshte me i fundit i nje vije te gjate nga skuadra Al Ries Jack Trout. Ne kete liber, ata arsyetojne dhe argumentojne se roli i marketingut ne nje prodhim apo sherbim, ne perceptimin e klientit, eshte gjithcka dhe, per kete autoret ofrojne 22 Ligjet e Pandryshueshme te Marketingut, ligje qe i udheheqin biznesmenet e cdo niveli ne veprimtarine e perditshme dhe ne hartimin e nje strategjie afatgjate" shkruan ne komentin e saj gazeta "Nee York Times".

Pjesa qe e ben librin interesant eshte anti-intuita, pozita e kundert ne perfundimet e sigurta. Per shembull, nocioni se karakteristikat e prodhimit nuk kane rendesi per to, dhe ky eshte thelbi i pozites se prodhimit ne mendjen e bleresit, qe eshte gje shume e rendesishme, shkruan per librin "Eashington Post". Ndersa ne shohim dy perdorime kane vlersuar kritiket e "The Eall Street Journal". Perdorimi i pare eshte nje "simptome kontrolluese" per planin e tregut te nje kompanie, per nje prodhim apo sherbim te dhene. "Besojme se ky eshte nje shembull shume i perdorshem per te kontrolluar planet tuaja ndaj ligjeve te paraqitura ketu, vetem per t’ju siguruar se te gjitha perspektivat e mundshme dhe perfundimet e nxjerra jane marre ne konsiderate nga ju", shprehen ata. Perdorimi i dyte eshte nje kujtese per rendesine e perceptimit te sherbimit apo prodhimit tuaj ne mendjen e (bleresit) klientit dhe nevoja per te marre porosi cilesore si grupet e fokusit dhe intervista te plota, per te kuptuar dhe shpjeguar sa me mire kete percaktim.

Cdo ligj ne kete liber, i jepet lexuesit permes shume shembujve dhe pervojave bindese, permes rasteve qe u kane ndodhur te tjereve, por qe mund te te ndodhin edhe ty. Libri tregon se c’ndodh sot ne bizneset e niveleve te ndryshme, se si funksionojne keto ligje ne kompanite e sotme dhe strategjite e tyre te marketingut. Per shembull, "Ligji i Fokusit" shtron se koncepti me i fuqishem ne marketing eshte "te rrenjosesh" nje fjale ne mendjen e klientit. "Eshte me mire te jesh i pari se sa me i miri! Eshte me mire te bindesh mendjen tende se je i pari dhe pastaj te jesh vertet i tille! "Marketing nuk do te thote lufte prodhimesh, por beteje perceptimesh! Me kalimin e kohes cdo lloj tregu kthehet ne nje gare per dy kuaj! Eshte me mire te jesh i pari ne mendje, se te jesh i pari ne treg! Kur e pranon te meten, klienti te sheh me sy te mire! Deshtimin duhet ta presesh dhe ta pranosh!", ja disa shprehje tashme te shnderruara ne ligje te tregut, te cilat zberthehen teresisht nepermjet librit.

22 ligjet pandryshueshme te marketingut

1-LIGJI I LIDERSHIPIT

Eshte me mire te jesh i pari se sa me i miri!

2-LIGJI I KATEGORISE

Nese nuk arrin te jesh i pari ne nje kategori,

krijo nje kategori tjeter ku mund te jesh i pari ne treg!

3- LIGJI I MENDJES

Eshte me mire te jesh i pari ne mendje, se te jesh i pari ne treg!

4- LIGJI I PERCEPTIMIT

Marketingu nuk eshte nje beteje prodhimesh, por perceptimi!

5-LIGJI I FOKUSIT

Nje fjale ne mendjen e klientit!

6 -LIGJI I EKSKLUZIVITETIT

Dy kompani nuk mund te fusin te njejten fjale ne mendjen e klientit!

7- LIGJI I NIVELIT

Strategjia qe do te perdoresh, varet nga niveli se ku ndodhesh!

8- LIGJI I DUALITETIT

Me kalimin e kohes cdo lloj tregu kthehet ne nje gare per dy kuaj!

9- LIGJI I OPOZITES

Nese synon te jesh ne vendin e dyte, strategjia juaj vendoset nga kompania qe ka epersine ne kategori!

10- LIGJI I NDARJES

Me kalimin e kohes, nje kategori do te ndahet dhe do te behet ne dy apo me shume kategori!

11- LIGJI I PERSPEKTIVES

Efektet e marketingut shihen pas nje periudhe te gjate kohe!

12. LIGJI I ZGJERIMIT TE LINJES

Per te perhapur kapitalin e nje marke, ekziston nje presion i paperballueshem!

13- LIGJI I SAKRIFICES

Duhet te japesh dicka qe te fitosh dicka!

14-LIGJI I KARAKTERISTIKAVE

Per cdo karakteristike, ka nje karakteristike te kunder te efektshme!

15- LIGJI I SINQERITETIT

Kur ti e pranon te meten, klienti te sheh me sy te mire!

16- LIGJI I VECANTISE

Ne cdo situate rezultati arrihet me nje levizje te vetme!

17- LIGJI I TE PAPRITURES

Vetem nese i shkruani planet e konkurrenteve tuaj, ju mund te parashikoni te ardhmen!

18-LIGJI I SUKSESIT

Shpesh suksesi lidhet me arrogancen dhe arroganca me deshtimin!

19-LIGJI I DESHTIMIT

Deshtimin duhet ta presesh dhe ta pranosh!

20-LIGJI I EKZAGJERIMIT

Shpeshhere gjendja paraqitet ndryshe nga ajo qe paraqitet ne shtyp!

21-LIGJI I RRITJES SE SHPEJTESISE

Programet e suksesshme nuk jane ndertuar mbi trillime, por mbi tendenca!

22-LIGJI I BURIMEVE

Pa fondet e duhura nje ide nuk mund te behet realitet!
avatar
[Master]
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 50
Age : 30
Registration date : 03/04/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MODERATOR Re: Marketingu

Mesazh nga [Master] prej Tue May 08, 2007 8:33 am

Marketingu eshte nje fushe e gjere dhe e bukur, ku ka shume hapesire per te diskutuar.
Nese e shifni me interes mund te sillni informacione apo dhe thjesht tituj librash qe mund t'ia sygjerojme njeri-tjetrit.
Gjithkush mund te diskutoj per teknika dhe menyra te ndryshme marketimi te produkteve apo sherbimeve, shembuj te kompanive te medha shqiptare apo te huaja.
Megjithese ne Shqiperi tregu nuk eshte ende i maturuar dhe kompanite ne pergjithesi nuk ia dine tamam rendesine marketingut, gjithsesi nuk do jete e larget dita qe do kene nevoje dhe per keto sherbime dhe nuk do e perkufizojne marketingun thjesht me reklamen.

Si per fillim po ju sugjeroj te lexoni "22 ligje te pandryshueshme te marketingut", te cilin mund ta gjeni ne librarite e Tiranes.
Eshte nje liber me kopertinen e Donald Trumpit.
Libri tregon se c'ndodh sot ne bizneset e niveleve te ndryshme, se si funksionojne keto ligje ne kompanite e sotme dhe shume strategji merketingu.
avatar
[Master]
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 50
Age : 30
Registration date : 03/04/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MODERATOR Re: Marketingu

Mesazh nga [Master] prej Tue May 08, 2007 8:34 am

Ligji i dyte: Ligji i kategorise

--------------------------------------------------------------------------------

Nese nuk arrin te jesh i pari ne nje kategori, krijo nje kategori tjeter ku mund te jesh i pari.
Le ta konkretizojme me disa pyetje:
Cili eshte njeriu i pare qe fluturoi i vetem mbi Oqeanin Atlantik?
Pergjigja eshte Ēarls Lindberg

Cili eshte njeriu i dyte?
Pergjigja nuk eshte e lehte, mgjse behet fjale per Bert Hinklerin

Cili eshte njeriu i trete qe kaloi Atlantikun i vetem?
E treta eshte Amelia Erhart. Ne fakt kjo pyetje eshte pak me e lehte. Po ta mendosh me holle, pyetja shtrohet: Amelia njihet si personi i trete qe ka kapercyer Atlantikun apo si gruaja e pare qe e ka bere kete gje?

Dege: boroughs, Control Data, General Electric, Honeywell, NCR, RCA, Sperry, te gjitha kato se bashku morren nofken "Borebardha dhe 7 xhuxhet". Po kush nga "xhuxhet u shnderrua ne nje kompani me 126.000 punetore dhe te ardhura prej 14 miliarde dollaresh? Asnje prej tyre qe permendem me lart.
Kompania me e suksesshme gjate viteve '70 dhe '80 pas IBM ishte Digital Equipment Corporation (DEC).
IBM ishte i pari qe u rendit ne fushen e kompjuterave, DEC u radhit e para ne fushen e mikrokompjuterave.
Shume kompani te tjera kompjuterash u bene te famshme duke ndjekur parimin e thjeshte: nese nuk je i pari ne nje kategori, ktijo nje tjeter ku mund te jesh i pari.
Tandem ishte kompjuteri i pare gabimtolerues dhe u kthye ne nje biznes prej 1.9 miliard dollaresh.Stratus hyri ne kete fushe me mikrokompjuterin e pare gabimtolerues dhe u shnderrua ne nje biznes 500 milion dollaresh.
Nganjehere mund te shnderrosh nje kompani te renuar ne te suksesshme duke krijuar nje kategori te re. Commodore ishte thjesht nje kompani tjeter kompjuterash personal, deri kur arriti te poziciononte produktin e saj Amiga si nje kompjuter per perpunim mediash dixhitale. Amiga u kthye ne nje biznes me te ardhura prej 500 milion dollaresh ne vit.
avatar
[Master]
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 50
Age : 30
Registration date : 03/04/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MODERATOR Re: Marketingu

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi