Interneti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

MODERATOR Interneti

Mesazh nga renti prej Mon Apr 02, 2007 11:57 am

Fillimet e saj ka rreth viteve 60 si perpjekje e ushtrise amerikane te lidhte me Rrjet /Networks bazat e saj neper Amerik. Me pas filluan universitet me njera-tjetren dhe me vone universitet sherbyen si ISP per studentet dhe profesorat, kjo me qellim te behej nje shkembim sa me i madh informacioni. Rreth viteve 70 filloi dhe komercializimi i internetit por mund te dergohej vetem posta elektronike dhe ishte shume e shtrenjte. Ndersa nga vitet 90 pati Boomin e vete me komercializimin e plote, firma te nisura fillimisht me dy vete dhe me kapital pre 500000$ pushtuan bursat e botes dhe punesuan me mijera vete. P.sh. Yahoo filloi ne ’90 nga dy vete (japonez) me kapital fillestar pre 1000000$ dhe tani vlefta e saj eshte mbi 300000000$ ne burse.
Rruga e krijimit tė internetit

Rrjeti ARPA

Zanafilla e idesė pėr ndėrtimin e rrjetit, qė pėr ne ėshtė i njohur me emrin "internet" rrjedhė nga koha e luftės sė ftoftė nė vitet “60-ta. Si iniciatorė tė njė rrjeti tė tillė janė qarqet ushtarake te ShBA-ve tė cilėt nga disa prezantues nė internet sot, kritikohen pėr mbajtjen sekrete tė internetit.

Qė nė fillim tė viteve “60-tė, ushtarakėt amerikan mendonin se si ti mbronin informatat e mbledhura edhe nė raste tė ndonjė sulmi atomikė nga kundėrshtarėt. Si zgjedhje mė e mirė e kėtij problemi shikohej njė rrjetė elektronike. Nė kėtė rrjetė duhej qė tė njėjtat tė dhėna tė regjistroheshin dhe tė shpėrndaheshin ndėr kompiuterė qė gjendeshin nė largėsi. Nė rast ndryshimi apo futjeve tė reja tė tė dhėnave, duhej qė ndryshimet tė bėheshin nė tė gjithė kompiuterėt e lidhur nė atė rrjetė. Secili nga kompiuterėt e lidhur duhej tė komunikonte nė disa lidhje me kompjuterėt tjerė. Vetėm nė kėtė mėnyrė ishte i mundėshėm vazhdimėsia e komunikimit nė rast tė shkatėrrimit tė ndonjėrit nga kompiuterėve ose kėputjes sė ndonjė lidhje. Sidoqoftė nė vitin 1964 Forcat Ajrore tė ShBA-ve angazhojnė firmėn RAND Corporation pėr ndėrtimin e projektit tė quajtur "Rrjeti i decentralizum". Kjo firmė nuk u angazhua pėr atė qė ne sot e njoh paraardhės i internetit. Pėr shkak tė shumė vėshtersive ky projekt nuk u realizua, vete ideja pėr njė "rrjetė tė decentralizuar" ku bartja e tė dhėnave bėhet nė formė paketash mbeti nė kokat zhvilluese.
Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), qė nga viti 1958 shėrbente pėr zhvillimin shkencorė pėr ushtrin amerikane, vendosi qė mė 1966 tė ndėrlidhė rrjetin me llogaritėsin ARPA. Me kėtė rast ideja pėr "rrjetin e decentralizuar" u zhvillua edhe mė tej dhe mori njė formė paksa mė tė kuptueshme. Nė vitin 1969 nė rrjetin ARPA-Net ishin tė lidhur katėr llogaritės. Tre vite mė vonė nė ARPA-Net ishin tė lidhur 40-tė llogaritės. Duhet theksuar se edhe nė kėtė kohė ARPA-Net ishte njė rrjetė i mbyllur. Nga ky rrjetė i mbyllur ARPA-Net do tė ndėrtohej mė vonė rrjeti i internetit.


Te arriturat shkencore

Ideja pėr lidhjen e llogaritėsve nė njė rrjetė, ishte interesante jo vetėm pėr qarqet ushtarake por edhe pėr ato shkencore. Nė tė vėrtet pėr shkencėtarėt nuk ishte shumė interesante mundėsia e sinkronizimit tė tė dhėnave ndėr kompiuter, porse vetė bartja dhe shkarkimi i tė dhėnave nga njė kompiuter nė tjetrin. Pasi qė ARPA-Net kishte njė aftėsi pėr t“u hapur nuk ishte problem pėr tė zgjeruar edhe nė fushat tjera. Mė ndihmėn e kėtij rrjeti shkencėtarėve, qė nė vitet e `70 ju epej mundėsia e shkarkimit tė informatat nga institutet e lidhura nė ARPA-Net .
Numri i llogaritėsve tė lidhur nė kėtė rrjetė rritej dita-ditės, llogaritėsit e lidhur kishin sisteme tė ndryshme operative. Llogaritės tė fabrikantėve tė ndryshme, unix e mė vonė edhe kompiuterėt personale filluan tė lidhen nė kėtė rrjetė. Disa nga kėta llogaritės kishin lidhje tė drejtpėrdrejtė ndėrsa tė tjerėt lidheshin me ndihmėn e telefonit dhe tė modemit. Me kėtė paraqitet nevoja e njė protokollimi tė ri tė bartjes sė tė dhėnave. Ky protokoll duhej tė mos jetė i bazuar nė sistemin operativ tė kompiuterve tė lidhur dhe shpejtėsinė e bartjes sė informatave. Si rezultat i kėsaj nevoje lindi protokolli TCP/IP, mė kėtė u bė edhe i mundėshem bartja e informatave nė rrjetin ARPA-Net nė mėnyrė tė standardizuar pėr tė gjithė llogaritėsit e lidhur nė kėtė rrjetė.

Merita shkencore nė ARPA-Net kanė edhe studentėt, tė cilėt e zbuluan kėtė rrjetė nė mėnyrėn e vet. Dėshirė e tyre ishte njė tablo informative ku bėhet kėmbimi i informatave nė mes tyre. Si rezultat i kėsaj pune krijohet i ashtuquajturi "Usenet " (rrjeti i pėrdoruesve). Me kėtė u vendosė edhe njė gurė nė ndėrtimin e internetit.
Rrjeti i rrjeteve

Nevoja e dallimi tė botės shkencore dhe asaj ushtarake tė lidhur nė ARPA-Net, pėr shkak tė sekreteve ushtarake solli qė nė fillim tė viteve `80 nga ARPA-Net tė ndahet rrjeti ushtarak Mil-Net, ndėrsa ARPA-Net mbete nė duar tė shkencėtarėve. Nė pjesėn civile tė kėtij rrjeti nė vitet “80, bėhet katapultimi i numrit tė kompiuterve tė lidhur nė tė. Shkaktar i rritjes sė numrit tė lidhjeve, merret organizata amerikan National Science Foundation (NSF). Kjo organizatė arriti qė tė gjithė llogaritėsit e qendrave tė rėndėsishme shkencore nė ShBA tė i lidhė nė kėtė rrjetė. Kėshtu me kėtė lidhje u bė e mundshme qė nga rrjete tė vogla tė kyēen nė rrjetin e madh dhe nga ai nė ndonjė rrjetė apo kompiuteri tjetėr. Me kėtė edhe u krijua "rrjeti i rrjeteve" pėr tė cilin pėr njė kohė tė shkurtėr merr dheun fjala "internet" . Me kėtė edhe fjala ARPA-Net u largua nga kokat e njerėzve rreth viteve “80.
Nė tė njėjtėn kohė nė Evropė ndiqeshin zhvillimet nė kėtė drejtim. Mirėpo ato ishin tė bazuara nė Normat ISO. Pasi qė modeli amerikan TCP/IP nuk ishte normė e ISO-sė ata edhe nuk e pranonin atė. Nė vitin 1986 themelohet organizata RARE (Réseaux Associés pour la Recherche Européenne) me qėllim tė koordinimit tė iniciativave pėr krijimin e njė sistemit tė lidhjeve tė kompiuterve nė nivelin Evropian. RARE lancoi projektin evropian COSINE (Cooperation for an Open Systems Interconnection Networking in Europe ) per kete qellim.

Funksionimi i internetit

Te gjithe e keni degjuar fjalen URL dhe WWW. Por c’do te thote kjo fjale URL – Uniform Resource Locators qe s’eshte asgje pervetem se adresa e nje faqe ne internet qe permban informacionin e shkembyer standart te shprehur me Http:// (HyperText Transfer Protocol) qe ju shkruani ne cdo adrese qe doni te shihni ne Internet. Hypertext do te thote nje tekst i rregjistruar ne nje forme elektronike me lidhje referative ndermjet faqeve. Kuptoheni Internetin si nje qytet te madh qe ka shume banesa, ca pallate, rruge, trafik, shtepi te bukura dhe te shpifura, reklama neper rruge dhe matrapaz qe duan te te tundojn te vesh ne faqet e tyre dhe te shesin dicka, ka shtepi kurvash dhe reklama te felliqura, ka edhe xhami dhe kisha, teqe dhe sinagoga, tempuj budistesh dhe orgjish. Imagjinoni Tiranen me plehra, ndyresira dhe njerez te felliqur qe mezi presin te shkruajn llafe te poshtra neper dhomat e bisedave (chatrooms), rruge me gropa (me keto ne Internet kuptohen lidhjet e cala te disa ISP-ve).Pra shkurt ka cdo gje te mire edhe te keqe por e rendesishme eshte te dish adresen njesoj sic duhet te dish adresen e shtepis qe te vesh. Pa adrese nuk vete gjekundi. Ndersa me te pyetur shkon ne Stamboll thote populli dhe me te pyetur ne Internet (d.m.th me search/kerkim) shkon edhe ne Hene pasi Stambolli ne Internet nuk eshte vetem se nje klikim ne www.instabul.com.tr larg.
Cfare eshte WWW (World Wide Web)? Eshte bota jone virtuale, Rrjeti i Pergjithshem Boteror. Imagjinoni nje rrjet merimange gjikande qe vazhdon te thuret edhe ne momentet qe ti po lexon kete. Merimanga e ka trupin ne ShBA dhe kembet e saj gjithandej neper bote.
avatar
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 30
Registration date : 29/03/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi